Fundjava mbledh qytetarët në breg të detit, shijojnë plazhin në ditë me shi

09/10/2021 12:18

Plazhi mbyll çadrat, por pa e humbur gjallërinë. Çdo fundjavë, ai mbetet zgjedhja e parë për shumë qytetarë që duan të kalojnë një ditë pushimi buzë detit.

Mes tyre ka dhe frekuentues besnikë të plazhit të Durrësit në çdo stinë. Ndonëse reshjet e ditëve të fundit i kanë bërë thuajse të pamundura banjot e diellit. Rrezet e tij të ngrohta nën flladin e jodizuar të Adriatikut shoqërojnë shëtitjet dhe ecjet e gjata sportive.

Gjithsesi nuk kanë munguar as qytetarët që janë larë në det. Vjeshta ka sfidat e saj edhe në bregdet, ndërsa shumë frekuentues e konsiderojnë plazhin si ambientin më të mirë kurativ për të parandaluar infektimin dhe mundur pasojat e Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA