COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 475 raste të reja dhe 6 humbje jete dhe 657 të shëruar në 24 orë

09/10/2021 16:49

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 475 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bëri me dije se kanë humbur jetën tre qytetarë nga Fieri, të moshave 52-80 vjeç, një qytetar nga Kolonja 68 vjeç, një qytetare nga Lushnja 68 vjeçe dhe një qytetar nga Berati 70 vjeç.

Në njoftimin e përditshëm për mediat theksohet se janë kryer 3244 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 475 qytetarë.

Mësohet se 198 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Tiranë, nga 24 qytetarë në Fier, Durrës, 21 në Shkodër, 17 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Vlorë, Sarandë, nga 14 qytetarë në Elbasan, Kamëz, 12 në Berat, 10 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Krujë, nga 7 qytetarë në Korçë, Dimal, nga 6 qytetarë në Lezhë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Kukës, nga 4 qytetarë në Kavajë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Skrapar, Tepelenë, Mallakastër, Tropojë, Has, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Pukë, Mirditë, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Përmet, Pogradec, Peqin, nga 1 qytetar në Cërrik, Poliçan, Kuçovë, Kolonjë, Devoll, Maliq, Finiq, Konispol, Delvinë, Selenicë, Patos, Roskovec, Dibër, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe.

Gjithashtu, 7,360 janë pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 657 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 164,524 që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë e ka ripërsëritur apelin e saj ndaj qytetarëve me qëllim vaksinimin e tyre sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Gjithashtu, në njoftim i bëhet thirrje çdo qytetari se nëse dyshon se mund të jetë i prekur nga Covid-19 apo ka shenja të sëmundjes, ai duhet të izolohet menjëherë dhe të kontaktojë me mjekun e familjes për t’u testuar ose të telefonojë Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (09 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 657
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3244

Testime totale 1,234,808
Raste pozitive 174,643
Raste të shëruara 164,524
Raste Aktive 7360
Humbje jete 2,759

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3268
Durrës 864
Fier 707
Shkodër 610
Vlorë 389
Elbasan 353
Lezhë 291
Gjirokastër 222
Berat 216
Kukës 157
Korçë 148
Dibër 135

Top Channel