Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, udhëzoi Arkivin Kombëtar që regjistrimet e ish-presidentit Donald Trump t‘ia dërgojë Dhomës së Përfaqësuesve e cila heton bastisjen e 6 janarit ndaj Kongresit.
Biden refuzoi kërkesën e bërë nga avokatët e Trumpit për nxjerrjen e një udhëzimi në mënyrë që Kongresit të mos i dorëzohen regjistrimet e ish-presidentit.
Shtëpia e Bardhë i dha udhëzim Njësisë së Arkivave Kombëtare e cila mban regjistrimet e qeverisë, që të dërgojë dokumentet dhe regjistrimet e kërkuara nga Komiteti i 6 janarit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë për media duke konfirmuar hapin e ndërmarrë nga administrata e Bidenit në këtë drejtim tha se “Biden i kushton shumë rëndësi hetimit të 6 janarit. Si pjesë e këtij procesi, Trump nuk do të përdorë ndonjë iniciativë për të parandaluar dërgimin e regjistrimeve të Shtëpisë së Bardhë nga Arkivat Kombëtare tek Kongresi”.
Top Channel