Një 36-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte këtë të shtune në rrugën “Ibrahim Dervishi”, ka dëmtuar një dyqan rrobash si dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje.

Burimet nga policia thanë se menjëherë pas këtij aksidenti, shtetasi me incialet B.C., e ka braktisur mjetin me të cilin po udhëtonte, i tipit “Benz”, duke u larguar nga vendngjarja.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. C, 36 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dëmtuar një dyqan rrobash dhe ambientin e jashtëm të një bar-kafeje dhe më pas është larguar nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se policia ka nisur punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel