Bënin kërdinë me vjedhje në Durrës/ “Telefonata” vë në pranga 3 të rinj, errësira ndihmon motër e vëlla t’i shpëtojnë policisë

09/10/2021 12:15

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen si autorët e një tentative për vjedhje banese nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00 në Katund Sukth, ku banori i shtëpisë telefonoi policinë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrethinat”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të:

L.P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje;

A.K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;

D.C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:

P.P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.

Nga veprimet  e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B.,  në oborrin e banesës i kanë vjedhur  motomjetin;

2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;

3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në  banesën e shtetasit Sh. K.,;

4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur  sende të ndryshme;

5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë  vjedhur disa telefona celularë;

6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;

7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur  në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;

8-Më datë 03.10.2021, në  Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.

Vijon puna për kapjen e  dy personave të shpallur në kërkim.

Materialet  në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorise Prane Gjykates Shkallës Parë Durrës, për veprat penale  “Vjedhja  me armë, e mbetur në tentativë” dhe  “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel