Kryedemokrati Basha ka pritur në një takim ambasadorin holandez, Reinout Vos.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se në takim u diskutua mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit.
Kryedemokrati ndau me ambasadorin Vos shqetësimin për shkeljen e standardit në zgjedhjet e mbajtura më 25 prill, duke përmendur më tej edhe raportin e ODIHR.
“Mirëprita ambasadorin hollandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet.
Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, shkruan Basha në postim.
Top Channel