Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e vona të mesnatës në hyrje të fshatit Kamenicë të Korçës.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, mjeti tip ‘Citroen’ në pronësi të një 33-vjeçari është djegur plotësisht dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
“Më datë 09.10.2021, rreth orës 00:06, në hyrje të fshatit Kamenicë, Korçë, ka marrë flakë mjeti tip “Citroen” në pronësi të shtetasit H. B., 33 vjeç, banues në Kamenicë, i cili është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.
Top Channel