Afganët vërshojnë në kufirin me Iranin mes krizës ekonomike e regjimit të ri (foto)

09/10/2021 15:34

Numri i afganëve që tentojnë të kalojnë në Iran që prej ardhjes në pushet të talibanëve është shumëfishuar, edhe pse vetëm pak ia arrijnë.

Para se talibanët të vinin në pushtet më 15 gusht ishin vetëm 1,000 deri në 2,000 njerëz që kalonin në Iran çdo muaj nga pika kufitare jugperëndimore e Zaranj.

Komandanti i provincës Nimroz, Mohammad Hanzaleh, tha për rrjetin AFP se numri ka arritur aktualisht në 3,000 deri në 4,000 në ditë.

Kriza vjen prej rënies aktuale të të drejtave ekonomike dhe humanitare, teksa një e treta e popullsisë së vendit përballet me probleme ushqimi, sipas statistikave të OKB-së.

Hanzaleh tha se dokumentet e kërkuara për të kaluar janë pak.

Iranianët nuk ndalojnë kalimin e personave me viza tregtare e rezidence dhe as ata që shkojnë për trajtim mjekësor”, tha ai, duke shtuar se çdo ditë po kalojnë rreth 5-600 njerëz.

Por qytetarët afganë ankohen për vonesa, korrupsion dhe keqtrajtim nga autoritetet iraniane.

Ushtarët iranianë na marrin paratë. Ata na kanë goditur, kur nuk i pëlqejnë sjellja na godasin me shkopinj në duar”, tha një prej të intervistuarve.

FOTO GALERI
1/3
Komandanti i provincës Nimroz, Mohammad Hanzaleh, tha për rrjetin AFP se numri ka arritur aktualisht në 3,000 deri në 4,000 në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA