Babë e bir përleshen me tre hajdutë e përfundojnë në spital/ Ja çfarë zbuloi policia gjatë krehjes së zonës

09/10/2021 11:28

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plagosjen e dy shtetasve, babë e bir, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se babë e birë janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali.

Këta dy të fundit kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe kanë mbetur të dëmtuar.

Gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstatuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri.

“Më datë 09.10.2021, rreth orës 04:55, në spitalin e Vlorës, kanë shkuar të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe V. D., 60 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Mavrovë, Selenicë, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë konfliktuar me tre persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, dhe në afërsi të stanit janë diktuar nga babai dhe djali, të cilët kanë hasur në rezistencën e tyre, ku si pasojë dhe janë dëmtuar.

Nga shërbimet policore gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, të cilat janë asgjesuar me anë të djegies. Dyshohet se bimët narkotike janë kultivuar nga shtetasit F. D dhe V. D, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri (automatik dhe pushkë).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Top Channel