Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit janë duke zhvilluar një aksion të madh që ka të bëjë me veprat penale në fushën farmaceutike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se bëhet fjalë për disa të arrestuar.

Hetimet kanë disa muaj që po zhvillohen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Ende nuk ka detaje për numrin e personave të arrestuar dhe identitetin e tyre.

Top Channel