“Sapo dola nga hoteli në Gjirokastër…”/ Berisha: Shtro kalldrëm e vidh para dhe….

08/10/2021 19:19

Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e tij, e cila është ndalur sot në Elbasan, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili sipas tij i ka kthyer shqiptarët në “dele të zezë” të Europës.

Gjithashtu Berisha tregon një situatë që kishte parë sapo doli nga hoteli në Gjirokastër. Ai thotë se të gjithë dyqanet ishin të mbyllura dhe shikonte njerëz pa shpresë.

“Isha në Gjirokastër. Dola nga një hotel se pushova pak, i zoti kishin bërë gjithçka për të përfaqësuar qytetin por edhe vendin. Për mua ishte i klasit të parë. Sa dilje nga hoteli ishte i pafund vargu i dyqaneve të mbyllura. Shkretëtirë. Gjirokastra është trashëgiminë botërore e kulturore. Shtro kalldrëm e vidh para dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër”, u shpreh kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA