Gjyqtarët e Republikës të premten në prezencë të faktorit ndërkombëtar dhe deputetëve të Komisionit të Ligjeve votuan për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga gjashtë kandidatët që ishin në garë, ata që morën numrin më të lartë të votave për përfaqësim në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë: Irena Plaku, Ritvan Hado dhe Klodian Kurushi.

Klodian Kurushi ka fituar me 145 vota pro, kundrejt Asim Vokshit me 93 vota, ndërsa të pavlefshme rezultuan 8 vota.

Ridvan Hodo u votua me 140 vota pro kundrejt Vojsava Osmanaj me 101 vota.

Irena Plaku me 158 vota, nga radhët e gjykatave dhe rretheve.

Konkretisht, në dhjetor, mbarojnë mandatin anëtari Medi Bici, i cili vinte nga radhët e gjykatës së lartë. Ilir Toska, nga gjykatat e Apelit dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e shkallës së parë.

Për të zëvendësuar Medi Bicin, kandiduan gjyqtarët e lartë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.

Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandiduan Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandiduan Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku.

Organët e reja të drejtësisë të krijuara, pas reformit të thëllë të sistemit, kanë afat zëvendësimi deri në muajin dhjetor.

Dy anëtarë të tjerë të këtij këshilli do të zgjidhen nga Kuvendi, pasi do të vijnë nga shoqëria civile.

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, më 15 tetor radhën për votime do e hapë edhe Këshilli Lartë i Prokurorisë, i cili gjithashtu do të votojë për anëtarët e rinj, pas përfundimit të mandatit për anëtarët aktualë.

 

Top Channel