Deputeti socialist, Erion Braçe ka publikuar pamjet nga qendra shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje, që për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat është bërë i pakalueshëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Braçe ka publikuar disa foto që tregojnë qendrën shëndetësore të përmbytur nga uji, si pasojë e reshjeve të shiut dhe mosfunksionimit të kanaleve kulluese.

Ai shkruan se një situatë e tillë nuk ka ndodhur me asnjë objekt tjetër të ndërtuar në Këmishtaj, duke shfaqur paqartësi për mënyrën se si do të sillet me drejtuesin e kësaj firme.

Deputeti socialist tregon se drejtuesin e kësaj firme, pavarësisht faktit se e ka thirrur disa herë në telefon dhe i është lutur për të korrigjuar problemet që janë identifikuar, ai përsëri nuk ka marrë masa për të parandaluar problemet.

Me asnjë objekt tjetër në Këmishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero. Nuk di si të sillem me drejtuesin e kompanisë nën kontratë. E kam thirrur disa herë në telefon, por edhe në zyrë, kam folur me të për çdo gjë që nuk shkon, i jam lutur për të korrigjuar problemet. Për këtë që ka ndodhur, i jam lutur të bëj ngritjen e nivelit të oborrit përtej nivelit të kanaleve shkarkuese të rrugës ku duhet të kulloj, por jo!”, shkruan Braçe.

Ai thekson më tej se në mungesë të reagimit të firmës ndërtuese, tani ka mbetur që kontraktuesit të mos marrin në dorëzim objektin pa u rregulluar çdo problem i shfaqur.

Postimi i plotë i Braçes:

KJO ESHTE QENDRA E RE SHENDETESORE NE KEMISHTAJ!
Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;
Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero.
Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate;
E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet;
Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje;
KONTRAKTUESIT TE MOS MARRIN NE DOREZIM OBJEKTIN PA U RREGULLUAR CDO GJE!
Qendra shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje.

Top Channel