Përfundoi në gropën 4 metra të thellë, vdes 51-vjeçari shqiptar në Greqi

08/10/2021 17:35

Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik.

Ai po udhëtonte me makinë kur doli nga rruga në Akaia dhe përfundoi në një gropë 4 metra të thellë.

51-vjeçari doli nga rruga sepse kishte lagështirë në rrugë për shkak të shiut ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të madhe.

Trupi i tij i pajetë u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA