OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë, ja në cilat zona nuk do të ketë drita nesër

08/10/2021 17:53

OSHEE vijon punën për mirëmbajtjen e kabinave dhe ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.

Gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Rruga “Myslym Keta”, dhe një pjesë e pallateve tek urra e Gjiroses. Ndërsa nga ora 09:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike pjesërisht tek rruga “Zef Jubani”.

Top Channel