Në takimin me simpatizantët e PD në Elbasan, Sali Berisha është kthyer pas në kohë duke folur për vitin 2005 kur dyfishoi pagat e arsimtarëve. Ish kryeministri tregoi se ishte ndër gjërat më të vështira që do të bënte, por ia doli.
Ndër të tjera, kujtoi fjalët që i ka thënë Bashës që të largohet dhe të mendojë deklaratat e tij që nuk ka Kuvend, ndërsa simpatizantët e PD brohoritën me të madhe “Basha ik”.
Berisha: Kam ardhur këtu në vitin 2005, i shoqëruar nga Aurel Bylykbashi dhe shkojmë në një dyqan e bisedoj me shitësen. Unë i them që arsimtarëve do jua dyfishojmë rrogat. Nuk kishte gjë më të vështirë se ishin 40 mijë. Më thanë shumë që është e pamundur dhe e bëmë të mundur sepse luftuam korrupsionin. Ndërtuam në 8 vite 11 mijë e 300 km rrugë në mbarë vendin, ndërtuam 1100 shkolla dhe objekte arsimi. Ndërtuam mbi 600 ujësjellës. Ne kishim një projekt, çdo fshat do të kishte një infrastrukturë të barabartë me lagjet e kryeqytetit. Të gjithë të kishin shkollë dinjitoze. Pra kemi projekte zhvillimi.
Kur erdhëm ne në pushtet, 4.9% ishte përhapja e internetit, ne e çuam internetin në çdo shkollë. Në qytete gumëzhinin gjeneratorët, ne u zotuam që t’i heqim. Mbajtëm një çmim energjie, absolutisht do ta rikthejmë. Jua them unë. Pra, i kemi të gjithë mekanizmat, rendin e vendosëm. 1100 anëtarë të grupeve kriminale dhe bosht të tyre nga Suedia e Gjermania u burgosën, shumëfishuam investimet e huaja. Jam dakord me ju, nuk kemi armik brenda partisë, por duhet të largohet që të reflektojë e të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend dhe t’i tërheqë menjëherë. Unë i kam thënë kthehu andej nga erdhe por ai mund të rrijë.
Simpatizantët: Basha ik!
Top Channel