Në universitet me testin anti covid/ Studentët me një dozë duhet të paraqesin dëshminë çdo javë

08/10/2021 19:49

Fillimi i vitit të ri shkollor për studentët është shtyrë për në 18 tetor me qëllim që ata të vaksinohen.

Javën që vjen në çdo fakultete do të ketë grupe vaksinatorësh në mënyrë që studentët të vaksinohen aty ku studiojnë.
Studentët të cilët kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës do të pranohen në auditore por përveçse me maska ata do të duhet që çdo javë të paraqesin tamponin negativ deri kur të bëjnë dozën e dytë të vaksinës.

Numri i të vaksinuarve tek të rinjtë ka shënuar rritje. Një ditë më parë u miratua në parlament lidhja e kontratës për blerjen e 500 mijë vaksinash të tjera.

Top Channel