Ndërtime pa leje, vjedhje nëpër qytet e fajtorë në aksident/ Disa të arrestuar në Tiranë

08/10/2021 12:03

3 persona janë arrestuar në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

62-vjeçari me iniciale F.Z.u kap duke punuar pa leje. Ai po ndërtonte një magazinë në rrugën “Filip Shiroka”.

Policia rrugore njofton se ka arrestuar shtetasin me iniciale A.D. pasi duke drejtuar mjetin ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosu 4 pasagjerët që udhëtonin me të.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.A.,  me detyrë përgjegjës, ka kallëzuar se gjatë natës, në fshatin Sharkë të Vorës, në makinerinë e kafesë të një firme, kanë vjedhur një shumë të vogël parash. Autori ende nuk është identifikuar, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.

Të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Top Channel