Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se janë testuar 2.370 mostra, nga të cilat 25 persona kanë rezultuar me Covid-19.
Sipas njoftimit, mësohet se sot (8 tetor) 362 persona janë shëruar, ndërsa mbi 1.335 të tjerë janë ende aktivë me koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.966 persona kanë vdekur.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 598.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 821.418 persona kanë marrë dozën e parë.
Deri më 8 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 33.2 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Top Channel