Foto ilustruese

Një 46-vjeçar që dyshohet se është autori i të paktën 5 vjedhjeve u arrestua këtë të premte në Fier.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.O., i dënuar më parë për vjedhje dhe kundërshtim të urdhërit policor, ka grabitur “Benz-in” e shtetasit me iniciale Xh. M., automjetin tip “Benz” të shtetasit R. Sh., “Toyota-n” e shtetasit V. B., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B. dhe automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.

Si provë materiale, 46-vjeçarit iu sekuestrua një makinë, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.

I dyshuari do të hetohet nga Gjykata e Fierit për veprën penale të vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Fier finalizuan operacionin policor të koduar “Mbrostari” si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. O., 46 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.)

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier, konkretisht vjedhjes së automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.

Top Channel