“Kam bashkëjetuar 2 vite”, Graniti rrëfen jetën e tij private
08/10/2021 14:31
I pyetur nga Paloma për lidhjet e tij më të gjata, Graniti i tregon se ka qenë në një lidhje të gjatë prej dy vitesh dhe me të ka bashkëjetuar.
Vajza ka qenë nga Kosova dhe arsyeja e ndarjes, sipas tij, ishte se nga ai nuk kishte më ndjenja.
Ai gjithashtu tregon se lidhje të gjatë konsideron dhe një lidhje prej 10 muajsh me një vajzë tjetër, por dhe me këtë te fundit lidhja përfundoi nga ai.
Paloma e ngacmon duke i thënë se çdo vajzë do bëhej xheloz për bukurinë e tij, por ai shprehet se arsyet e ndarjes kanë qenë të tjera.
Top Channel