Kaloi covidin dy javë më parë, 42-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur

08/10/2021 13:24

Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Burimet nga policia thanë se viktima, Kledjan Çollaku, po përballej me një situatë të rënduar psikologjike, pasi kishte kaluar COVID-in, më shumë se dy javë më parë.

Sipas dëshmive të personave që kishin pasur njohje me të, bëhet me dije se 42-vjeçarit i ishte fiksuar në kokë se do të vdiste për shkak të gjendjes që kishte kaluar dhe me sa duket, për shkak të kësaj rëndese psikologjike, ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur.

Ai ishte baba i një fëmije të mitur dhe mësohet se nuk ka pasur probleme ekonomike që mund të ndikonin në gjendjen e tij psikologjike.

Top Channel