“Humbe zgjedhjet mirupafshim!”/ Berisha: Basha harroi masakrën zgjedhore! U mor me karrigen e tij

08/10/2021 19:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha harroi masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe u mor me zgjedhjet në PD, pra karrigen e tij.

Ai shtoi se kreu i opozitës pas humbjes së zgjedhjeve duhet të kishte dhënë dorëheqjen, duke shtuar se kjo është masa që përfshin riorganizimi i PD-së.

“Ky kalon nga mandati në mandat, merr mandatin e tretë, sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Sepse Kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar. Humbe zgjedhjet mirupafshim.

Së fundi në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.  Pengu  i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vet kur nuk mund ta mirte kurrë vetë, kur statuti i partisë ia kishte dhënë këtë atribut forumeve të partisë, këshillit kombëtar.

Humbëm zgjedhjet, e shpalli masakër, në vend të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dokumente u mor me karrigen e tij. Në 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe seç ishte në 1997. Ky ishte lidershipi”, tha Berisha.

Top Channel