Kryeministri Edi Rama nderoi me dhënien e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, drejtorin e përgjithshëm të sigurisë kombëtare të Libanit Gjeneral Major in Abbas Ibrahim për rrolin kyç në nxjerrjen e fëmijëve e grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri.
Në një intervistë për Top Channel Gjenerali Ibrahim dha këtë koment për vlerësimin e qeverisë shqiptare.
Abbas Ibrahim-: Unë e kam bërë premtimin për të ndihmuar Shqipërinë. Unë e bëra punën dhe prandaj kryeministri Rama të cilin e konsideroj si një vëlla të madh, më ftoi të vij këtu për të më falënderuar në emër të popullit shqiptarë e veçanërisht për gratë dhe fëmijët e shpëtuar nga Siria. Ndjehem i kënaqur nga ky vlerësim i kryeministrit për mua si një mik. Faleminderit Shqipërisë për këtë ndjehem i nderuar të jem këtu me ju.
Gjenerali Ibrahim kishte edhe një mesazh për familjet në Shqipëri të e atyre që vijojnë të jenë në kampet Al Hol dhe Roj në Siri.
Abbas Ibrahim: Siç edhe e kam premtuar unë do ta vijoj këtë mision deri në fund. I premtoj familjeve që presin të afërmit e tyre të kthehen përmes e u përmes televizionit tuaj, se jam duke punuar shumë për ti kthyer tek pranë tyre në Shqipëri. Unë dhe vëllai im Edi Rama nuk e pranojmë të lejomë atje asnjë prej shtetasve shqiptarë. Ai po bën përpjekje personale për kthimin e tyre sikurse edhe unë në favor të njerëzve.
Në Tiranë gjenerali Ibrahim u prit edhe nga ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Cuci.
Marc Ghorayeb këshilltari jo rezident i kryeministrit Edi Rama për Lindjen e Mesme tha:
“Gjeneral Majori Abaz Ibrahim ka bërë një punë të madhe për Shqipërinë dhe jam i lumtur që Shqipëria nuk harron të vlerësojë njerëzit që e ndihmojnë. Krahas operacioneve të shpëtimit bashkë më Gjeneralin Ibrahim synojmë forcim të marrëdhënieve Shqipëri-Liban. Vlerësimi që dha kryeministri është një gjest i bërë me zemër prej tij, pasi e ka parë çfarë zemre ka dhe çfarë mundi ka dhënë Gjenerali Ibrahim kundrejt fëmijëve dhe grave tashmë të shpëtuar”.
Top Channel