Festivali i teatrit në Elbasan/ “Skampa 2021” edicioni i 23 i festivalit ndërkombëtar

08/10/2021 15:34

Ka mbyllur siparin edicioni i 23 i Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Skampa 2021”.

Edhe pse në kushte pandemie trupa teatrore nga disa vende të botës sollën emocione e përçuan mesazhe të vazhdimësisë e shpresës për publikun elbasanas. organizatorët e cilësuan teatrin “Ushqim për shpirtin” sidomos në të tilla kohë të vështira.

Përmes konceptit “Teatër tre”, edicioni i 23-të erdhi si një akt sfide përballë situatës së vështirë të pandemisë – nëpërmjet Besimit, Dashurisë dhe Shpresës, si dhe njëkohësisht si një model për t’u përditësuar me kohën, për t’u akorduar e ndryshuar më tej.

 

“Një zë shprese dhe mundësi frymëzimi që hapi portat për publikun duke përçuar argëtim dhe energji pozitive.

Top Channel