Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 7 humbje jete dhe 445 raste të reja në 24 orët e fundit

08/10/2021 18:10

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3500 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid 445 qytetarë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, 7 qytetarë.

Sipas njoftimit, katër persona që ndërruan jetë ishin nga Tirana, të moshave 26-78 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 53 vjeç, 1 qytetar nga Berati 81 vjeç dhe 1 qytetar nga Vlora 86 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 7548 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 849 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,867 që nga fillimi i epidemisë.

Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 445 qytetarë, në këto bashki:

192 qytetarë në Tiranë, 37 në Fier, 22 në Shkodër, nga 17 qytetarë në Kamëz, Krujë, 16 në Lushnje, nga 13 qytetarë në Elbasan, Durrës, 9 në Korçë, nga 7 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Divjakë, Vlorë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Mallakastër, Roskovec, Kurbin, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Devoll, Kolonjë, Poliçan, nga 1 qytetar në Skrapar, Kuçovë, Pogradec, Konispol, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë.

Statistika (08 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 849
Të shtruar në spitale 170
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3500

Testime totale 1,231,564
Raste pozitive 174,168
Raste të shëruara 163,867
Raste Aktive 7548
Humbje jete 2,753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3343
Durrës 885
Fier 700
Shkodër 604
Vlorë 434
Elbasan 377
Berat 266
Lezhë 259
Gjirokastër 226
Kukës 168
Korçë 152
Dibër 134

Top Channel