A është Ulqini një parajsë?/ Dritan Abazoviç dhe ndërtimi urës që bashkon shqiptarët

08/10/2021 16:51

Ndikimi i Ulqinit ka qenë dhe është i madh. Por Ulqini me Don Kishot, plazh nudo, pa dhe me ura, duket si një parajsë e harruar sot.

Ilnisa Agolli në Balkan Project, ndalet në atë që dikur Fon Harf e quajti : “Parajsë”.

Por a ka patur të drejtë?

A është Ulqini dhe ky qytetërim që shtrihet në 225 km katror një parajsë?

Çfarë thonë banorët dhe si jetohet sot aty?

Zoti është treguar bujar me këtë vend. Ka lumë të lundrueshëm. I vetmi në Ballkan. Ka mal, ka fushë, det, kënetë, zogj të rrallë dhe qytetërim të pasur kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mirëpo shqiptarët këtu po treten dhe Abazoviç, ky politikan me ambicie napoleonike do të realizojë një objektiv për të cilin vetëm është folur në këto 30-të vjet: të ndërtojë një urë që të lidhë dy anët e Bunës.

Në kohën e komunizmit Buna a Bojana, ishte muri i ujtë i Berlinit mes shqiptarësh. Si shprehet Abazoviç dhe si është marr vesh me Kryeministrin Rama?

Pse ende Ulqini mbetet komuna më e varfër e Malit të Zi?

Shihni episodin e plotë :

Top Channel