Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 23°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07°C në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 09°C në 15°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në vend, Kosovë dhe botë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA