Ministrat e Drejtësisë për Ballkanin, Manja: Fundi i Vettingut në vitin 2024! Shkolla e Magjistraturës zgjidhje për plotësimin e vakancave

07/10/2021 11:27

Ministrat e Drejtësisë për Ballkanin janë mbledhur ditën e sotme.

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se vendi ynë po punon me ritme të shpejta për të plotësuar vakancat në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se fundi i Vettingut do të jetë në fund të vitit 2024.

Po punojmë me ritme të shpejta që të plotësojmë vakancat në drejtësi. Ne e dimë që do vijë një moment që përtej rezultateve të pritshme, ai qytetari që ka një hall të fokusohet tek halli i tij. Projektet tona janë në drejtim të shkollës së Magjistraturës. Aktualisht  subjektet e rivlerësimit janë rreth 800, shumica janë vetuar apo janë dorëhequr nga sistemi.

Problemin e kemi me Gjykatën e Apelit, por sipas një studimi të Ministrisë së Drejtësisë, deri në fund të vitit 2024 që ne mendojmë se do jetë përfundimi i Vettigut ne duhet të katërfishojmë kapacitetet në shkollë të Magjistraturës duke e çuar mbi 200 studentë në vit akademik.

Duke i krijuar mundësi vetes të plotësojmë vakancat, e vetmja zgjidhje është shkolla e magjistraturës.

Të gjithë aktorët , jemi të fokusuar në këtë pikë”, tha Manja.

 

Top Channel