Kombëtarja mbyll përgatitjet në Durrës, shqetëson gjendja e Bekim Balajt

07/10/2021 21:50

Mes optimizmit dhe përqendrimit, Kombëtarja Shqiptare ka mbyllur përgatitjet në kompleksin Tropikal në Durrës këtë të enjte, para nisjes për Budapest, ku do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Bekim Balaj ishte i vetmi futbollist që nuk ishte nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja, për shkak të një problemi muskulor në kofshë. Stafi teknik dhe ai mjekësor do të vlerësojnë gjendjen e shkodranit, për të vendosur më pas nëse do të aktivizohet në takimin e kësaj të shtune.

Tekniku italian është përqendruar kryesisht tek ana teknike si dhe tek ushtrimet fizike.

Skuadra kuqezi udhëton të premten drejt Hungarisë, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore në stadiumi “Puskash Arena”, impiantin ku dhe do të luhet ndeshja e Grupit I.

Skuadra hugareze pret Shqipërinë pa praninë e tifozëve pas vendimit të FIFA-s, për shkak të thirrjeve raciste në takimin Hungari-Angli.

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e dytë. Ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të luhet në datën 9 tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA