“E dashura më tha që nuk e ka problem nëse lidhem brenda shtëpisë”, Kledi rrëfen se është në një lidhje
07/10/2021 14:38
Ndërsa të gjithë banoret janë angazhuar për të arritur provën e javës, Kledi dhe Monika po flisnin për jetët e tyre jashtë shtëpisë Big Brother.
Ai i tregon Monikës se jashtë është në një lidhje me një vajzë të huaj.
Ai tregon se ajo e dinte për hyrjen e tij në Big Brother dhe i ka thënë se nuk do e kishte problem nëse aty brenda do të gjente dikë tjetër.
“Nuk e kam problem nëse ti gjen dikë tjetër brenda në shtëpi”. Duket se kjo deklaratë nuk e ka shqetësuar Kledin të futet në Big Brother dhe të shijojë eksperiencën pa u ndikuar nga askush.
Top Channel