Ardi Veliu: Çdo ditë të karrierës sime jam bazuar në 3 shtylla! Ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi

07/10/2021 10:37

Ardi Veliu ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Gledis Nano.

“Në 35 vite të mia nën uniformë, duke filluar nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Së bashku me ju përballuam sfidat e tërmetit që nga momentet e fundit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri, kam një mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku menaxhuam qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan me lëndime të 67 punonjësve të policisë, jeni ju kolegë që me mua arritëm të menaxhojmë periudhën e pandemisë, jam krenar që për punën e bërë.

Falënderoj kryeministrin e vendit tim, Edi Rama që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështutur që të bëjë këtë detyrë, 3 ish ministrat e brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në  këto kushte ku jemi,  Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falënderoj për ndihmën që më keni dhënë, falënderoj bashkëshorten dhe 2 fëmijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj sukses dhe drejtor Gledisit shumë fat”, tha Veliu.

 

Top Channel