Për të parën në 25 vjet Donald Trump nuk ia doli te ishte pjesë e listës së 400 njerëzve më të pasur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Forbes.
Pasuria e ish presidentit amerikan llogaritet sot në 2.5 miliardë dollarë, e kjo do të thotë 400 milionë nën pragun e nevojshëm për t`u bërë pjesë e listës prestigjioze.
Manjati i pasurive të patundshme kishte arritur që nga viti 1997 e deri në 2016, jo vetëm të figuronte në listë, por edhe të pushtonte kreun e renditjes së saj. Por në periudhën e presidencës, gjërat për Trump ndryshuan. Sipas Forbes, pasuria e tij mund të ishte të paktën 7 miliardë dollarë sot, megjithatë ish presidentit i kushtuan shume nga njëra anë vendimi për të mos investuar një pjesë të madhe të aseteve të tij, nga ana tjetër pasojat e pandemisë mbi asetet e pasurive të paluajtshme dhe humbja e vlerës së Kullave Trump.
Revista liston për të katërtin vit me radhë si njeriun më të pasur të SHBA-së Jeff Bezosin me 201 miliardë dollarë, 22 miliardë dollarë më shumë se vitin e kaluar. ne vend te dyte serish eshte Elon Musk, me një pasuri prej 190.5 miliardë dollarë, një rritje e ndjeshme kjo nga 2020-ta. Mark Zuckerberg është i treti pasi aksionet e Facebook-un u rritën me 63% brenda një viti, ndërsa për herë të parë në tre dekada Bill Gates është spostuar në vendin e katërt. Lista e 400 amerikanëve më të pasur nga Forbes tregon se pasuria e tyre në total, është rritur me 40% krahasuar me vitin që shkoi.
Top Channel