Top Story/ Rrëfimi i të riut afgan: Kam frikë nga talebanët , ata nuk i duan njerëzit e shkolluar

06/10/2021 23:17

Hatlio është agronom, 34 vjeç. Shtëpia e tij ndodhej pranë një rajoni policie të cilin talebanët e sulmonin çdo natë. Hatlio sëbashku me familjen nuk ndjehej më i sigurt në shtëpinë e tij dhe në vendin e tij.

“Në fillim nuk ishte keq, gjatë qeverisë së parë ku president ishte Hamid Karzai. Por në qeverisjen e fundit ku president ishte Ashraf Ghani gjendja nuk ishe e mirë.

Në fund talibanët pushtuan gjithë Afganistanin dhe nuk kishte vend për askënd që punoi me qeverinë e Afganistanit. Nuk ndihesha mirë. Talibanëve nuk i pëlqejnë njerëzit e shkolluar, ata duan njerëzit e fesë. Nuk kishte siguri të jetuari në Afganistan. Po, fëmijët qanin.”u shpreh agronimi Hatilo .

Këtu ai ndihet mirë sepse është larg luftës dhe talebanëve. Por mezi pret të shkojë në Amerikë. “Ndoshta pas një muaj ose një viti. Jo, nuk dua të rri këtu. Kam xhaxhallarët në Amerikë dhe në Kanada. Këtu nuk kam askënd. Familja ime është në Afganistan.

Nëna ime është atje. Motra dhe vëllezërit e mijë janë po ashtu atje. Jo, nuk flasim përditë pasi interneti nuk është i mirë. Ndonjëherë ata nuk flasin dot me ne sepse talibanët nuk i lejojnë të flasin me njerëz që janë larguar nga vendi. Nuk na duan ne apo qeverinë” u shpreh agronimi, Hatilo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA