Top Story/ Doktor Halimi rrëfen: Ja si e mesova lajmin e rënies së Afganistanit

06/10/2021 23:19

Doktor Halimi është ekonomist bujqësor. Ka studiuar në SHBA dhe ka punuar në Afganistan që prej 2016 kur përfundoi doktoraturën. Doktor Halimi ka punuar me qeverinë e Afganistanit dhe projekte të financuara nga SHBA-të në Afganistan. Tek puna e fundit ka qenë kreu i projektit për kërkimin dhe inovacionin për grurin. Një projekt i financuar nga USAID-i i zbatuar nga Universiteti i Michigan-it në Afganistan.

“Situata në atë kohë ka qenë e mirë, prandaj u ktheva pas përfundimit të doktoraturës në 2016. E dua vendin tim dhe doja të punoja atje. U ktheva në 2016. Siguria gjithmonë ka qenë një sfidë në Afganistan. Po ashtu donim të punonim atje, kështu që.

Siguria gjithmonë ka qenë një sfidë por ekonomia ka qenë e mirë, ka pasur projekte dhe marrëdhënie me SHBA-të dhe shtete të tjera. Kishim një projekt që zbatohej nga Banka Botërore në Afganistan. Në një pikë isha drejtor për një projekt të financuar nga Banka Botërore dhe më pas në 2020 iu bashkova projektit të financuar nga USAID-i. Situata ishte e mirë deri te zhvillimet e fundit” u shpreh doktor Halimi.

Më tej, Doktor Halimi dhe të gjithë qytetarët nisën të përjetonin çka kishin përjetuar 20 vite më parë. Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Ai ishte në zyrë dhe nuk mendonte se do të ndodhte aq shpejt.

“Ishte ora 11 e mëngjesit kur të gjithë po ktheheshin në shtëpi. Forcat e sigurisë po largoheshin dhe Talibanët po vinin. Thirra kolegët e mijë nga zyrat e tjera dhe më thanë se ky është rasti dhe se kemi ngecur në trafik sepse të gjithë vendosën të nisen për në shtëpi në të njëjtën kohë. Familja dhe fëmijët e mijë ishin në shtëpi dhe unë isha në zyrë.

Vendosa të lë zyrën por kishte shumë trafik, kështu që i thash kolegëve të më thonë kur të mos ketë shumë trafik që të shkoj në shtëpi. Ishte një situatë shumë e pasigurte dhe askush nuk dinte se çfarë mund të ndodhte. Gjëja e mirë ishte se nuk kishte dyluftime. Forcat e sigurisë afgane u larguan nga qyteti përpara se të vinin Talibanët” u shpreh doktor Halimi.

Top Channel