Top Story/ Callen Denny: Situata në Afganistan na bën të reflektojmë sesa shpejtë gjërat mund të bëhen të frikshme

06/10/2021 23:26

Teksa në fytyrat e tyre është e vështirë të lexosh emocionet, Callen Denny, drejtoresha rajonale për Europën i OJF-së të Spirit of America ka arritur të dallojë në ta larmi emocionesh pasi zbritën nga avioni në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Disa ishin shumë të çliruar dhe të lumtur dhe të buzëqeshur dhe falënderonin kryeministrin dhe ambasadoren menjëherë sapo zbritën nga avioni. Të tjerë dukeshin të rraskapitur, të stresuar dhe të traumatizuar.

Fëmijët dukeshin shumë hutuar. Kishte një larmi emocionesh por ata dukeshin të çliruar jo vetëm që zbritën nga avioni por edhe nga ardhja e tyre në Shqipëri, që ia dolën dhe janë këtu në një vend që i mirëpret” u shpreh Callen Denny, drejtoresha rajonale për Europën i OJF-së të Spirit of America.

Organizata Spirit of America ndihmon me nevojat bazë të refugjatëve afganë aty ku janë vendosur, ndihmon gjithashtu me procesin e vizës për në Amerikë. “Ka shumë pyetje dhe çoroditje për procesin dhe çfarë vijon më pas. Disa ndihen fajtor. Ndihen me faj që duhej të largoheshin nga vendi i tyre, faj që u larguan por disa anëtarë familjeje dhe miq mund të jenë andej. Ka shumë faj dhe frikë se çfarë po i ndodh vendit, familjes dhe komunitetit të tyre” u shpreh Callen Denny, drejtoresha rajonale për Europën i OJF-së të Spirit of America.

“Është e jashtëzakonshme se çfarë kanë hequr këta njerëz e çfarë kanë bërë 20 vitet e fundit. Sidomos gratë dhe vajzat që mundën të shkonin në shkollë, të zhvillonin profesione dhe të bëheshin këto gra të reja të mrekullueshme. E më pas gjithçka iu mor brenda pak javëve. Për mua personalisht që jam rritur në SHBA, në një mjedis të qëndrueshëm, të ndihmon të kuptosh sa të privilegjuar e me fat jemi që jetojmë në një shtet që mund të ofroj këtë stabilitet. Po ashtu të bën të reflektosh për vlerën e kësaj e sa shpejt gjërat mund të përshkallëzojnë e të bëhen të frikshme” u shpreh Callen Denny, drejtoresha rajonale për Europën i OJF-së të Spirit of America.

Top Channel