Talenti i Barcelonës thyen rekordin 85-vjeçar te Spanja

06/10/2021 22:38

Luis Enrique i surprizon të gjithë  me formacionin titullar ndaj Italisë në gjysmëfinale të Nations Legaue.

Trajneri i “La Rojas” ka aktivizuar titullar 17-vjeçarin Gavi (pjesë e Barcelonës), i cili për herë të parë kishte marrë ftesë për të qenë pjesë e përfaqësues A të Spanjës.

Gavi bëhet lojtari më i ri në moshë që debuton me kombëtaren: 17 vjeç dhe 60 ditë. Ai theu rekordin që mbahej nga Ángel Zubieta (1936), që luajti në një ndeshje zyrtare të Spanjës kur ishte 17 vjeç dhe 284 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA