Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve hapi këtë mbrëmje dyert e saj. Pas 4 viteve, një edicion special rikthehet për të garantuar emocion, debate, lojra, spektakël.

Ndryshe nga çdo herë më parë, banorët e kësaj shtëpie janë personazhe të njohur publikë që do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Spektakli i sotëm nën moderimim e Arbana Osmanit zbuloi për herë të parë për publikun emrat e banorëve që do të nisin rrugëtimin e izolimit brenda shtëpisë së Big Brother.

Ilir Shaqiri, Sheila, Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Fifi, Arjola Demiri, Sabiani, Kledi, Granit Cana, Beniada, Paloma, Ardit Cuni, Monika Lubonja, Elahaid Cufi, janë personazhet e njohur nga bota e medias, artit, sportit, kulturës të cilët do të ndajnë me shikuesit çdo ditë e më shumë nga përditshmëria dhe stili i tyre i jetesës.

Rrugëtimi sapo ka nisur por një gjë është e sigurtë…ky edicion do t’i mbërthejë të gjithë shqiptarët përpara ekranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA