
25/02 10:02
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në samitin që po mbahet në Brdo të Sllovenisë foli në lidhje me ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.
Varhelyi në prononcimin e tij foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, ku bëri me dije nisjen e një procesi të tillë.
“Ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe vendimin që na dërgon në këtë, që nënkupton nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e negociatave me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë me Bosnjë dhe Hercegovinën që të jetë vend kandidat, dhe nisjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Varhelyi.
Top Channel