Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Presidenti i KE: Shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve

06/10/2021 11:12

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel  tha para fillimit të Samiti të Brdos në Slloveni tha se ky është një shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sot, ne kemi mundësinë që të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë një shans për ne që të konfirmojmë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor nga njëra anë, nga ana tjetër do të jetë gjithashtu mundësia për të bërë është e qartë se ne jemi gati të mobilizojmë shumë para për të investuar në vende, por edhe për të mbështetur reformat, reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe reformat për të përmirësuar qeverisjen. Ne duam lidhje më të ngushta me ato vende ”, deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA