Rama: BE të mbajë premtimin. Kemi humbur shpresën nga Bullgaria. Po BE çfarë po bën?

06/10/2021 19:34

Nga samiti i BE-Ballkani perëndimor mbajtur  në Brdo të Sllovenisë, kryeministri Edi Rama tha se 18 vite më parë fjala Zgjerim ishte motoja plot kredibilitet për të ardhmen,  ndërsa sot e njëjta fjalë vjen  plot droje  nga e shkuara.

“Maqedonia e Veriut për hir të së ardhmes europiane”, tha kryeminisri Rama në fjalën e tij, “ndryshoi emrin dhe e ka marrë statusi e vendin kandidat 15 vite më parë.”

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme të avanconte me procesin e integrimit ,madje aspak e mjaftueshme  në të bërin e konferencës së parë ndërqeveritare  me Zoom.

Sipas kryeministrit Edi Rama, mbase kjo do të marrë edhe 18 vite të  tjera,  përpara marrjes së anëtarësimit  të plotë me BE, duke e çuar kohën në total 33 vite, në fjalë tjera sa mosha e Jezusit kur e kryqëzuan.

“Është e dhimbshme për qytetarët e mi shqiptarë”, vijoi kryeministri  Rama, “të dëgjojnë nga BE, po ju i keni përmbushur detyrat por fatkeqësisht BE e ka të pamundur të mbajë premtimet e marra.

Mbase ne do të jemi vendi i  fundit plot vendosmëri i idesë evropiane,  në atë kohë kur vetë vendet e BE-s do ta kenë ndaluar besimin tek Europa”.

“Imagjinoni”, tha kryeministri  Rama, “për një moment të mbijetosh politikisht në një situatë su-rreale e cila është e paparashikueshme që krijon ky  proces, kur Bullgaria e fundit por jo e vetmja në radhë,  hedh në erë çdo gjë.”

“Më vjen keq”, shtoi kryeministri Rama, “ta them por unë e kam humbur besimin tek Bullgaria për ta tejkaluar këtë.”

“Marrë në konsideratë këtë  dua të pyes. Sa kohë do ti duhet Shqipërisë të presë dritën jeshile në të ashtuquajturën proces  “në bazë të meritës” që fakt po kthehet  në bazë jo të meritës?”

Në fjalën e tij në këtë samit Edi Rama u ndal edhe tek nevoja e liberalizimit të vizave për Kosovën kur tha:

“Është surreale që qytetarët e Kosovës mundeshin  të lëvizin lirshëm jashtë vendit nën një regjim brutal i larguar përmes bombave nga USA dhe BE dhe sot çlirimtarët e tyre i mbajnë mbyllur.”

“Në fund të ditës” tha Edi Rama,  “BE-ja nuk është zgjidhja më mirë por nuk ka një të tillë më të mirë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA