Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli pas Samitit të Ballkanit Perëndimor-BE, që u mbajt në Slloveni.

Von der Leyen zbuloi disa nga temat kryesore të diskutuara në samit, ku fokusi ishte integrimi i gjashtë vendeve të rajonit.

Presidentja e KE theksoi se BE ka treguar mungesa në procesin e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa u shpreh se duhet të tregohet e qartë dhe të ecë përpara në këtë proces.

Sipas Von der Leyen, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm, pasi BE është e paplotë pa këto vende. Në fjalën e saj, Presidentja e KE foli dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se dialogu mes vendeve është shumë i rëndësishëm për BE-në, ndërsa përmendi dhe arritjen e marrëveshjes me ndërmjetësimin e Evropës për reciprocitetin e targave.

Do doja të reflektoja për samitin e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi është shumë i qartë, ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtat interesa dhe të njëjtat vlera. BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Javën e kaluar kam udhëtuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kem diskutuar për këtë çështje. Ndjeva padurimin e popujve nga zgjatja e procesit të zgjerimit, pasi dëshira e tyre është që të jenë pjesë e BE.

Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun.

Kemi diskutuar edhe çështjen e pandemisë. Kemi dhuruar një sasi të madhe vaksinash kundër virusit dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë të ngushtë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Kemi dhe planin ekonomik. Ky plan do të ndikojë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbi të gjitha dhe për ndërlidhjen e rrugëve.

Kemi përgatitur një akt verimi për Ballkanin Perëndimor, kemi një agjendë të re. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, vlen për t’u përmendur pasi është një marrëveshje që u arrit me ndërmjetësimin e BE. Kjo është një shembull për gjithë rajonin. Treguam dëshirën tonë për të gjetur zgjidhje, edhe në situata të vështira si këto. Situata ishte e tensionuar. Kjo është e qartë, që angazhimi ynë për zgjerimin është ndër elementet tona kryesore për të ecur”, tha Presidentja e KE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA