Një video e kamerave të sigurisë e publikuar së fundmi tregon momentet e fundit kur një grua arrin t’i shpëtojë një maniaku të frikshëm që e ndoqi dhe tentoi të hynte në shtëpinë e saj në Bronx të New York.
Viktima 50-vjecare tregon se po kthehej në shtëpi mesnatën e 23 shtatorit kur personi në pamje nisi ta ndiqte këmba këmbës nga afër.
Video e publikuar sot tregon gruan që arrin vetëm momentin e fundit të mbyllë derën e apartamentit të saj, para se personi i panjohur të tentojë të mësyjë brenda.
Disa sekonda më vonë i dyshuari shihet që vrapon në korridorin e ndërtesës per te dera e apartamentit te gruas dhe tenton të hyjë.
Ai shihet që tenton me agresivitet të hapë dorezën, i bie ziles por pa sukses.
Personi i frikshëm shihet me pas që largohet.
Policia e New York tha se është ende në kërkim të të dyshuarit të veshur me kanatiere të bardhë e xhinse blu.
Gruaja tha se nuk e njihte ndjekësin dhe se gjatë ndjekjes ai nuk i kishte thënë asnjë fjalë.
Autoritetet i bënë thirrje grave të gjendura në situata të ngjashme të gjejnë mënyra për të njoftuar autoritetet pa u dalluar, ose të mbajnë mjete personale alarmi publik.
Top Channel