Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit Semmelweis të Budapestit, Prof. Béla Merkely.
“Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Prof. Béla Merkely, Rektorin e Universitetit Semmelweis të Budapestit, së bashku me Prof. Arben Gjata, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjete sociale.
Ndër të tjera, Kushi nënvizon edhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit Semmelweis të Budapestit:
“Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy universiteteve do të konkretizojë së shpejti hapjen e programeve të përbashkëta të doktoraturave, projektet e kërkimit shkencor, si dhe shkëmbimet e pedagogëve dhe studentëve në fushën e mjekësisë”.
Top Channel