Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet e saj për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 me Hungarinë dhe Poloninë.
Mbrëmjen e së shtunës kuqezinjtë do të luajnë në Budapest në një ambient të cilin ai që e njeh më mirë është Myrto Uzuni i cili është shfaqur në një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Ferencvarosit.
Ndërsa Keidi Bare që po paraqitet mirë edhe te Espanyoli shprehu besimin se Kombëtarja do të mund të mbyllë kualifikueset në vendin e dytë.
Kombëtarja shqiptare do të niset ditën e premte drejt Hungarisë për sfidën e 9 tetorit por nuk do të ketë në radhët e saj Erjon Hoxhallari dhe fizioterapistin Arzen Voci të prekur nga Covid-19. Sfida me Hungarinë, por edhe ajo me Poloninë në Air Albania stadium do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel