Nafta u rrit me 40 lekë për 2 ditë! Vëzhgim në pikat e karburantit në Lezhë

05/10/2021 15:37

Ditët e fundit, çmimi i 1 litër naftë apo benzinë lëviz nga 169 deri në 173 lekë.

Rritja e këtij çmimi ndikon drejtpërdrejt te drejtuesit e automjeteve. Ata shprehen se e kanë të papërballueshme,  pasi lëvizja me makinë është e nevojshme të paktën 2 herë në ditë.

Nga ana tjetër, nga rritja e këtij çmimi preken dhe drejtuesit e taksive, të cilët shprehen se pavarësisht se është rritur çmimi i karburantit, bileta mbetet e njëjtë për qytetarët.

Në vetëm pak ditë, është vënë re një ndryshim i menjëhershëm i rritjes së çmimit të karburantit, në të gjitha pikat e shitjes në qarkun e Lezhës.

Top Channel