Pas konferencës zyrtare të trajnerit kuqezi Edi Reja, pasditen e të hënës kombëtarja e Shqipërisë ka zbritur në seancën e parë stërvitore në prag të takimit përballë Hungarisë.
Seanca e parë kishte një karakter taktik, pa sforco, pasi pjesa më e madhe e lojtarëve ende nuk ka mbërritur por edhe ato që janë, janë të ngarkuar fizikisht duke qenë se janë aktivizuar me klubet e tyre në fundjavë.
Në këtë grumbullim, do të mungojnë Laçi dhe Abrashi, ndërsa në seancat kuq e zi janë rikthyer Veseli, Dermaku, Lenjani dhe Balliu. Ajo çka shqetëson teknikun Reja, është dëmtimi i Ismajlit, i cili ende është në pikëpyetje dhe pritet të vlerësohet gjendja e tij.
Sa i përket portës, balotazhi do të jetë përsëri midis dyshes Berisha dhe Strakosha, të cilët ndryshe nga pjesa tjetër e grupit, seancën e parë stërvitore e nisën me ngarkesën e duhur.
Në fokus është Hungaria, por koha e shkurtër që do të këtë në dispozicion kombëtarja kuq e zi, mund të bëjë që stafi teknik dhe tekniku Reja, gjatë javës të mendojnë edhe për Poloninë, natyrisht për të krijuar një ide, pasi në harkun e 3 ditëve Shqipëria do të luajë të dyja takimet dhe për më tepër i duhet të përshkruaj edhe shumë kilometra.
Paraditen e të premtes kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Hungarisë , ndërsa takimi do të luhet të shtunën e 9 tetorit ndërsa menjëherë pas ndeshjes, pritet që delegacioni i kuqezinjve të fluturojë menjëherë drejt Shqipërisë.
Top Channel