Piqet “domatja përbindësh” në Divjakë, prodhimi i serave është pa cilësi

05/10/2021 15:49

Prodhuesit e domates në Goriçaj të Divjakës, nuk po arrijnë dot të shesin prodhimin për shkak se u ka qëlluar fara e keqe.

Nënë e bir në këtë fshat sot po vjelin domaten  e seres dhe shprehen të pakënaqur për cilësinë e saj. Kokrrat çahen dhe përveç kësaj nuk është marrë sasia e pritshme e prodhimit.

Toka pranë seres është e mbushur me domate të kalbura. Ato janë hedhur në pamundësi për t’u tregtuar në kohën e duhur.

Problemi me farën e domates nuk është vetëm në Goriçaj, por raste të tilla gjen në të gjithë Myzeqenë. Prodhuesit janë të zhgënjyer nga shitësit e fidanëve të cilët nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për cilësinë e tyre. Dëmi është i madh për çdo familje fermerësh, të cilët këtë vit nuk arritën të merrnin mbrapsht as lekët e  mbjelljes dhe të pesticideve të përdorura, pasi eksporti nuk merr asnjë kg të kësaj domate, ndërsa tregu vendas nuk arrin të konsumoje sasinë e prodhuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA