Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari do të jenë opinionistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP.” Balina Bodinaku zbuloi se u habit kur mori telefonatën e Arbanës, por vendosi të provonte kur mësoi se për çfarë bëhej fjalë.
Edhe Arbër Hajdari e cilëson si ftesë të cuditshme, ndërsa u shpreh se filloi t’i duket interesante për mënyrën se si është ndërtuar formula e BBV.
Balina Bodinaku: Telefonata jote ishte shumë e papritur, e fundit gjë që më kishte shkuar në mendje. Madje të pyeta Arbana ç’të shkoi mendja të unë? Ti more kohën dhe kujdesin që të më shpjegoje, ishte eksperiencë e re. E mora guximin dhe pse jo ta provoj.
Arbër Hajdari: Ishte një ftesë e çuditshme dhe për një kohë të gjatë drejtoj një punë që na bën të largohemi nga showbiz. Pasi e mendova, filloi të më duket interesante për mënyrën se si e keni ndërtuar. Arbri tani merret edhe me VIP-at e Big Brother.
Top Channel