Bie qeveria në Rumani pas humbjes së votëbesimit (fotot)

05/10/2021 19:02

Qeveria e kryeminsitrit liberal të Rumanisë, Florin Citu është rrëzuar sot me një votë mosbesimi, duke sjellë mundësinë e destabilizimit politik.

Rezultatet finale tregonin se 281 deputetë votuan në favor të mocionit të rrëzimit, megjithse aleatët e qeverisë kishin braktisur votën.

Ish-bankieri Citu ishte zgjedhur kryeministër vetëm në dhjetor, por partia e qendrës së djathtë USR u largua muajin e kaluar nga koalicioni, duke cituar si arsye “qasje diktatoriale” prej tij.

Opozita Social Demokrate (PSD) akuzoi qeverinë e Citu për “varfërim të popullit rumun dhe rritje të borxhit kombëtar”.

PSD dhe USR lanë mënjanë diferencat e tyre për të mbështetur mocionin, të cilit iu bashkua gjithashtu dhe e djathta ekstreme AUR.

Presidenti tashmë duhet të emërojë një kryeministër të ri.

Ekspertët vendas thonë se pazaret mes partive mund të risjellin Citu në pushtet.

FOTO GALERI
1/3
Mocioni u ngrit nga opozita social-demokrate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA